APP LAUNCH · 2026-10-07
← BLOG
VENDE / KALAJA E KEQEKOLLËS

Kalaja e Keqekollës: një kala 1.500-vjeçare në fund të shtegut

FIG. 01 · VENDE / KALAJA E KEQEKOLLËS
Muri i kalasë së Keqekollës dhe shtegu nëpër pyll
2026-09-282 MIN LEXIM

Shtegu Ekspert për te Kalaja e Keqekollës, afër Prishtinës: historia e kalasë dardane nga antika e vonë, kampingu dhe çka duhet me ditë para se me shku.

Pak kilometra në verilindje të Prishtinës, mbi fshatin Keqekollë, një shteg i ngushtë nëpër pyll të çon te muret e një kalaje që ka qëndru aty rreth 1.500 vjet. Shumica e njerëzve që kalojnë në rrugën poshtë s’e dinë që ekziston.

Historia e kalasë

Kalaja, e njohur edhe si Kekola, është nga antika e vonë (shekujt IV deri VI). Qëndron në një kodër strategjike rreth 864 metra mbi nivelin e detit, në krahinën e Gollakut.

  • Muret janë rreth 2 metra të trasha, me kulla katërkëndëshe në anën veriore.
  • Kishte dy porta: një kryesore për qerre dhe një anësore për këmbësorë.
  • Mund të jetë Kekola që përmend historiani bizantin Prokopi i Cezaresë, një nga kalatë e Dardanisë që i rindërtoi perandori Justinian.

Historia e vendit shkon edhe ma larg. Gërmimet arkeologjike që prej vitit 2002 kanë zbulu një varrezë dardane të bronzit të vonë me 69 varre me djegie dhe rreth 140 objekte, një nga gjetjet ma të pasura për kulturën dardane.

Shtegu

ShteguKalaja e Keqekollës
Gjatësia6,3 km
Ngjitja+312 m
VështirësiaEkspert
TerreniPyll i dendur, hije, pjesë me baltë, degë

Shtegu është i shkurtër por Ekspert për arsye: pjesa ma e madhe kalon nën hije të dendur, ku toka mbetet e butë edhe në verë. Llogarite si ma të vështirë pas shiut dhe mos shko me një veturë të vetme. Shih çka të duhet për shtigjet offroad.

Kampingu te kalaja

Afër kalasë ka vend për kamping, falas, sipas radhës së ardhjes. Qasja është shumë e vështirë dhe vendet janë të pakta. Nata mund të kalohet vetëm në vendet e caktuara anash shtegut.

  • Parkim, hije, tokë e rrafshët dhe vend për zjarr
  • Koordinatat: 42.73645, 21.33318
  • S’ka ujë dhe s’ka tualet: merr me vete krejt çka të duhet

Respekto vendin

Kjo është trashëgimi kulturore

Mos u ngjit në mure, mos lëviz gurë dhe mos merr asgjë me vete. Mos ndez zjarr brenda ose afër mureve, vetëm në vendin e zjarrit. Qëndro në shteg dhe merre mbeturinën me vete.

Para se me u nis

Kontrollo raportet e fundit për kushtet në aplikacion dhe shkarko hartën offline. Hape shtegun e Kalasë së Keqekollës dhe kampin, ose bëje pjesë të rrugës 3-ditore Kalatë e Lindjes.

Pyetje të shpeshta

Ku gjendet Kalaja e Keqekollës?

Në verilindje të Prishtinës, mbi fshatin Keqekollë, në krahinën e Gollakut, rreth 864 metra mbi nivelin e detit.

Sa e vjetër është kalaja?

Kalaja është nga antika e vonë, shekujt IV deri VI. Në të njëjtin vend janë gjetur edhe varre dardane nga epoka e bronzit të vonë.

A mund të kampohet te kalaja?

Po, falas dhe sipas radhës, por vetëm në vendet e caktuara anash shtegut. Qasja është shumë e vështirë dhe s’ka ujë.

KONTROLLUAR PËR HERË TË FUNDIT: 2026-09-28

APLIKACIONI OVERLAND KOSOVA

GATI PËR TË DALË?

Harta offline, shtigje dhe kampe për krejt Kosovën.

SHKARKO FALASGOOGLE PLAYTEST MODE
SHKARKO FALASAPP STORESE SHPEJTI